Një person gjendet i varur në shtëpinë e tij në Istog

Një person është gjetur i varur sonte në Istog. Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Pejës.

Lajme

27/01/2019 21:25

Zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova, tha se rreth orës 17:50 Policia është informuar se në fshatin Dubravë të Istogut është një person i varur dhe se dyshohet se ka varur veten.

“Me të marr informatën, patrulla e njësisë përkatëse ka shkuar në vend të ngjarjes. Viktima është i gjinisë mashkullore. Rastit i është përgjigjur edhe mjeku kujdestar, i cili  e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Rugova për kallxo.com.

Burimet thonë se personi është i moshës së re. Sipas këtyre burimeve, personi është gjetur i varur në shtëpinë e tij.

Shkaqet dhe rrethanat e rastit ende nuk dihen.