Një person fotografon votën në Podujevë, arrestohet nga policia

Një person është arrestuar në shkollën e mesme ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, pasi i njëjti ka fotografuar votën.

Lajme

29/11/2020 13:34

Një gjë e tillë është e ndaluar në Kodin Penal të Kosovës.

I dyshuari është futur në veturën e policisë dhe është dërguar në stacion për tu intervistuar.

Fehmi Zeqiri, menaxher i qendrës së votimit “Shkolla Isa Boletini” në Podujevë ka thënë se në këtë qendër është evidentuar një parregullsi.

Zeqiri ka treguar se një person ka fotografuar fletëvotimin.