Një përndjekës tentoi të hyjë në shtëpinë e saj, Rita rrëfen frikën që përjetoi

Këngëtarja e hitit "Anywhere" tha se ai person ishte i bindur që ajo i kishte kërkuar atij të vinte.

ShowBiz

12/01/2019 11:22

Rita Ora ka folur për një ngjarje të çuditshme me një përndjekës, i cili i kishte shkuar asaj tek dera e shtëpisë dhe ishte i bindur se ata ishin në lidhje, shkruan Evening Standard, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja e hitit “Anywhere” ishte e tmerruar pasi një fans, me të cilin ajo nuk kishte folur kurrë më parë, arriti ta zbulonte se ku jetonte.

Duke e kujtuar atë përvojë të hidhur, ajo tha për “Daily Star”: Kam pasur një situatë jo të mirë me një përndjekës, i cili erdhi në shtëpinë time dhe la valixhen e tij jashtë derës sime.

“Ai ishte i bindur se i kisha kërkuar të vinte apo se ne ishim në një lidhje, por unë kurrë nuk kam folur me të përpara dhe ishte pak e frikshme si situatë”, ka shtuar Rita.

Rita së fundi është përfolur për një romancë me aktorin e “Spiderman”, Andrew Garfield, për të cilin, një burim tha për “The Sun” që Rita është në lidhje me të për më shumë se një muaj. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bse_UOUna0t/