Një nga pacientët e Infektives tregon gjendjen me COVID-19, Zemaj ka një mesazh

Si në shumë vende të tjera të botës, situatë mjaftë shqetësuese me COVID-19 është edhe në Kosovë.

Lajme

28/10/2020 11:22

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 18 mijë e 345. Si pasojë e këtij virusi deri më tani kanë humbur jetën 669 qytetarë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së fundi ka publikuar një video ku ndër të tjerash një nga pacientët e COVID-19, deklarohet se virusi ekziston dhe është tejet i rëndë.

“Nevojitet kujdes, sepse ai thjeshtë nuk di ka të vjen”, dëgjohet të thotë pacienti me virus, COVID-19.

Ndërsa ministri Zemaj deklaroi se me pandeminë COVID-19 po përballet e gjithë bota, por që përgjegjësia është tek secili qytetarë.

“Secili me veprimet individuale ruan apo dëmton shëndetin publik”, tha ai.

Mesazhe lidhur me koronavirusin dhanë edhe stafi mjekësor i Klinikës Infektive, të cilët porositën që të gjithë të kujdesen për shëndetin e secilit.

“Virusi është në mesin tonë, ka ekzistuar dhe akoma ekziston”, thotë ndër të tjerash Drejtoresha e Infektives./Lajmi.net/