Një nënë e kujdesshme si Adelina, këtu e dërgoi djalin

12:01 | 17 Shtator 2018

Adelina Tahiri ka pak ditë që është bërë nënë për herë të parë.

Këngëtarja solli në jetë një djalë, të cilin bashkë me bashkëshortin vendosën ta pagëzojnë Jon, shkruan lajmi.net.

Ajo i është përkushtuar tërësisht rritjes së tij, andaj ka lënë pas çdo aktivitet në profesion.

Së fundi, Adelina nxori djalin për ta shëtitur në natyrë, andaj i postoi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo u tregua e kujdesshme andaj nuk preferoi që t’ia zbulojë fytyrën djalit. /Lajmi.net/