Një nëndetëse e dyshimtë sillet afër Helsinkit!

Finlanda ka njoftuar se marina e saj sot ka shkrepur të shtëna paralajmëruese kundër një nëndetëseje të dyshuar në ujërat afër kryeqytetit, Helsinki.

Bota

28/04/2015 14:09

Këto të shtëna janë bërë në periudhën e rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë fqinje, që janë shkaktuar nga inkursionet kufitare dhe fluturimet e forcave ajrore ruse në hapësirën ajrore të Finlandës, prej se ka filluar konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, vitin e kaluar.

Megjithatë, RFE raporton se ministri i mbrojtjes i Finlandës, Carl Haglund, nuk ka thënë nëse Rusia ishte e involvuar në incidentin e sotëm në Gjirin e Finlandës.

“Kjo çdoherë është serioze, kur shkelen ujërat tona territoriale”, tha Haglund, i cili edhe në të kaluarën ka kritikuar Rusinë për provokim të situatës ndaj vendeve skandidanve, dhe sidomos ndaj atyre baltike.