Një ndërtese në qendër të Prishtinës i shembet ballkoni (Foto)
Në pjesën më të frekuentuar të Prishtinës, disa copa betoni kanë rënë në hapësirën ku kalojnë shumë qytetarë. Por fatmirësisht askush nuk ka pësuar.

Lajme
Një ballkon i një ndërtese në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, është shembur pjesërisht.
Disa copa betoni kanë rënë në tokë nga një lartësi jo e vogël, por fatëmirësisht në ato momente poshtë tyre nuk ka rastisur askush.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar hapsirën përrreth.
Ditë më parë në qytetin e Ferizajt kishte pësuar një grua, e cila u godit në kokë nga një pjesë mermeri, e cila ra në trotuar nga një ballkon i një ndërtese shumëkatëshe.
Gruaja e cila po qëndronte për pushime në vendlindje gjeti vdekjen. (Fotot: GazetaExpress)