Një natë për t’u harruar për Cristiano Ronaldon

Juventus me një fitore 1:2 në Rusi kundër Lokomotivës së Moskës, ka siguruar kalimin në mesin e 16 skuadrave më të mira të Evropës.

Sport

07/11/2019 16:52

Te goli i parë i Juventusit, merita të mëdha pati Cristiano Ronaldo.

Portugezi lëshoi një goditje të fuqishme nga goditja e dënimit, duke bërë që portieri vendas të mos mund të kontrolloi topin, i cili po shkonte drejt portës.

Pak para se topi të kalonte vijën, Aaron Ramsey prek topin për t’i ‘vjedhur’ golin Cristiano Ronaldos.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Maurizio Sarri në minutën e 80’, vendosi të zëvendësonte pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Ky vendim i Sarrit, nuk i pëlqeu aspak Ronaldos, që zhgënjimin e shprehu në fytyrën e tij./Lajmi.net/