Një muaj pasi SHBA ia dhuroi Kosovës, skaneri zbulon një milion euro të padeklaruara në kufi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Kosovës një skaner mobil Rapiscan, prodhim amerikan, në vlerë prej 3 milionë dollarësh, për të forcuar sigurinë kufitare. Ambasada Amerikane në Kosovë kishte bërë të ditur se luftimi i trafikimit të paligjshëm dhe parandalimi i përhapjes së mallrave të falsifikuara i bën bizneset amerikane dhe kosovare më…
Lajme
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Kosovës një skaner mobil Rapiscan, prodhim amerikan, në vlerë prej 3 milionë dollarësh, për të forcuar sigurinë kufitare.
Ambasada Amerikane në Kosovë kishte bërë të ditur se luftimi i trafikimit të paligjshëm dhe parandalimi i përhapjes së mallrave të falsifikuara i bën bizneset amerikane dhe kosovare më të forta dhe më konkurruese.

“Kjo teknologji rrit kapacitetet e zbulimit, mbështet tregtinë e ligjshme dhe avancon interesat e përbashkëta të sigurisë dhe zhvillimit ekonomik”, thuhej në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
Nga fotografitë e publikuara nga Ambasada amerikane në ceremoninë e dhurimit të pajisjes ishin të pranishëm e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Anu Prattipati; ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla; ministri i Financave, Hekuran Murati si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu.
