Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit M.K. në Pejë

Një gjyqtar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Pejë, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit M. K., në kohë zgjatje prej një muaji.

Lajme

03/03/2016 10:56

“I pandehuri M. K. shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se me datë 29.02.2016 rreth orës 12:00, në sheshin e Pejës ‘Haxhi Zeka’ tenton tjetrin ta privoj nga jeta dhe atë të dëmtuarin M.Sh. nga fshati Poqestë K-Pejë, në atë mënyrë që të njëjtit pasi që takohen në vendin e sipërshënuar lidhur me një mosmarrëveshje të mëhershme fillojnë një konflikt verbal dhe në ato momente i pandehuri nxjerr nga xhepi një brisk dhe e godet të dëmtuarin në pjesën e stomakut duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore edhe të rrezikshme për jetë në momentin e shkaktimit”, thuhet në njoftim.

Me këtë veprim, i pandehuri ka kryer vepër penale “vrasje në tentativë” nga neni 178 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Paraburgimi ndaj të pandehurit M. K. Sipas këtij aktvendimi i llogaritet prej datës 29.02.2016 deri më datë 29.03.2016. /lajmi.net