Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Marmull të Gjakovës

Gjykata Themelore në Gjakovë i pacaktuar masën prej një muaj paraburgim për Alfred Gjugjën i cili vrau Tunë Bezhin dhe plagosi Anton Nikollën.

Lajme

14/03/2019 12:36

Të martën në fshatin Marmull të Gjakovës ka ndodhur një ngjarje tragjik për shkak të një konflikti pronësor, raporton lajmi.net.

Për shkak të këtij problemi, 30-vjeçari Alfred Gjugja kishte qëlluar me automatik në drejtim të Anton Nikollës dhe Tunë Bezhit, me ç’rast ky i fundit nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Sot Gjykata Themelore në Gjakovë, departamenti për Krime të Rënda i ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji, të pandehurit A.Gj me kërkesë të Prokurorisë Themelore, i cili me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin T.B. dhe ka rrezikuar jetën e personave tjerë të pranishëm A.N., Z.K. dhe L.B., ku si shkak i këtyre veprimeve dyshohet të jetë një mosmarrëveshje pronësore që i ndjeri T.B. kishte me të pandehurin.

Sipas njoftimin për media nga kjo gjykatë, i pandehuri A.Gj. dyshohet se më 12 mars 2019 rreth orës 18:30 në fshatin Marmull të Komunës së Gjakovës, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin T.B. dhe ka rrezikuar jetën e personave tjerë të pranishëm A.N., Z.K. dhe L.B., ku si shkak i këtyre veprimeve dyshohet të jetë një mosmarrëveshje pronësore që i ndjeri T.B. kishte me të pandehurin.

“Po ashtu i pandehuri A.Gj. dyshohet se i shkaktoj lëndime të rënda trupore të dëmtuarit A.N. në atë mënyrë që i dëmtuari A.N. me qëllim që ta ndaloj të pandehurin, i del përpara me ç ‘rast i njëjti shkrep një plumb në drejtim të të dëmtuarit duke e goditur në këmbën e majte dhe pasi i dëmtuari rrëzohet në tokë e sulmon me kondak të pushkës në kokë duke i shkakton lëndime të rënda trupore. Me këto veprime dyshohet se i pandehuri A.Gj. ka kryer tri vepra penale, vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5, veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 paragrafi 5 dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 12 mars 2019 dhe do të zgjasë deri më 11 prill 2019”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, po ashtu thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë dhe e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj. /Lajmi.net/