Një muaj pa personin e zemrës, Kida bën dedikimin emocional

Sot një muaj këngëtarja Kida është përballur me një goditje të rëndë.

ShowBiz

24/10/2018 15:19

Më datë 24 të muajit shtator,Orhidea Latifi-Kida humbi personin e zemrës, gjyshen, shkruan lajmi.net

Sot kur u bë një muaj prej kur ajo ka ndërruar jetë, këngëtarja simpatike i ka bërë dedikimin emocional pranë postimit të fundit.

‘’ Një muaj pa ty Nana, më mungon fytyra jote e bukur, më mungon gjithçka e jotja. Mendja ime më thotë se tani je në një vend të mahnitshëm. Ti e di sa shumë të dua por ndoshta nuk e di sa shumë më mungon’’, ishin fjalët e saj plot dhimbje./Lajmi.net/