Një minutë e përcaktoi fituesin

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho tregon momentin që vendosi fituesin në humbjen e skuadrës së tij nga Atletico Madrid në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ai e uron kundërshtarin.

Sport

01/05/2014 00:12

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka deklaruar se qështja e fituesit në duelin e skuadrës së tij me Atletico Madridit u vendos brenda një minute në pjesën e dytë të ndeshjes.

Blues u mposhtën 3:1 në Stamford Bridge dhe u eliminuan nga gara, kurse Atletico siguroi finalen e madhe.

“Në një minutë të pjesës së dytë u vendos gjithçka. Një minutë kur portieri i Atleticos bëri një pritje të jashtëzakonshme duke ndalur goditjen e John Terryt me kokë, e pastaj penalltia që e shkatërroi ndeshjen”, deklaroi Mourinho pas ndeshjes.

“Pas kësaj ishte vetëm një skuadër me moral të lartë, duke e ditur se me gjysmë ore të mbetur ata ishin nën kontroll. Për rreth 60 minuta ne e kishim lojën, por gjysmëfinalet dhe ndeshjet e rëndësishme vendosen në detaje dhe ky ishte një detaj shumë i rëndësishëm. I uroj ata sepse janë skuadër shumë e mirë, dhe ajo që janë duke bërë në ligën spanjolle është fantastike”, u shpreh ai.

“Është dëshpërim i madh që kemi humbur por nuk mund t’i kritikoj futbollistët. Sezonin e ardhshëm do të jemi më të mirë se këtë edicion, ky është objektivi jonë, objektivi i të gjithëve. Futbollistët tanë të rinj do të jenë më të mirë, dhe shpresoj se do të kemi edhe disa futbollistë për të përmirësuar ekipin dhe do të arrijmë edhe më tepër në sezonin e ardhshëm”, përfundoi ai.