Një milion klikime për një ditë për Butrint Imerin dhe Gjikon

Butrint Imeri para një dite lansoi projektin e ri muzikor.

ShowBiz

15/12/2018 18:14

E në këtë projekt muzikor i ftuar special ishte reperi Gjiko me të cilin ka bashkëpunuar për herë të parë, shkruan lajmi.net.

“Bakllava”, titullohet kënga ritmike e tyre e cila u mirëprit nga fansat ku vetëm për një ditë ka mbledhur mbi një milion klikime në rrjetin, Youtube.

Në këtë klip artistët vijnë tejet atraktiv të cilët këndojnë dhe kërcejnë njëkohësisht, të rrethuar me plot femra.

Butrinti ka qenë tejet i dëgjuar këtë vit në bazë të publikimeve që solli sipas platformës muzikore, Spotify. /Lajmi.net/

YouTube player