Një mësues vritet në Paris, shkak shpërndarja e karikaturave të profetit Muhamed

Një mësues në Francë është vrarë pasditen e së premtes. Reuters shkruan se vrasësi ndërmori këtë veprim sepse mësuesi dyshohet se kishte shfaqur karikatura të profetit Muhamed para nxënësve, që konsiderohet blasfemi.

Bota

16/10/2020 23:56

Policia franceze ka vrarë të dyshuarin në përleshje me të, ndërsa thuhet se ai ishte pjesë e grupeve terroriste.

Gjithashtu, mediat e huaja shkruajnë se vrasësi në momentin e krimit kishte bërtitur: “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi).

Ngjarja ka ndodhur në zonën Conflans Sainte-Honorine, në periferi të veri-perëndimit të Parisit.

Ministri i Brendshëm francez, Gerard Darmanin, ka thënë se është duke u marrë me rastin në fjalë.