“Një Komb, një Kombëtare” pushton stadiumet shqiptare

Ndodhë rrallë që nëpër stadiumet shqiptare të shihen të hapen pankarta të njëjta, por ja që ndodhi javën që po e lëmë pas. Kjo pasi në tre stadiume të ndryshme në Laç, Tetovë dhe në Gjakovë u hapën pankartat me mesazhin “Një Komb, Një Kombëtare, Një Ligë shqiptare”. Ky mesazh vjen pas debateve të shumta…

Sport

17/03/2014 12:40

Ndodhë rrallë që nëpër stadiumet shqiptare të shihen të hapen pankarta të njëjta, por ja që ndodhi javën që po e lëmë pas.

Kjo pasi në tre stadiume të ndryshme në Laç, Tetovë dhe në Gjakovë u hapën pankartat me mesazhin “Një Komb, Një Kombëtare, Një Ligë shqiptare”.

Ky mesazh vjen pas debateve të shumta mes tifozëve dhe opinionit sportiv nëse Kosova do duhet ta ketë një ekip përfaqësues apo ekipi Kombëtar duhet të jetë i paprekshëm.

Ideatorët e kësaj nisme, i kanë thënë portalit Asport se shumë shpejt këto pankarta do të hapen edhe nëpër shumicën e stadiumeve në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

“Vetëm dje (të dielën) mesazhi u hap në Gjakovë në ndeshjen Vëllaznimi-Istogu, ndërsa në Tetovë në derbin shqiptar Shkëndija-Renova. Jemi në negociata me shumë prej grupeve të tifoskenës shqiptare të cilët e kanë përkrahur idenë tonë dhe ditëve në vazhdim do të shfaqen”, thonë nismëtarët e fushatës.

Ndryshe, ditë më parë një mesazh tjetër në mbështetje të kësaj ideje u shfaq edhe në Laç, në ndeshjen Laçi – Kastrioti.