Një klub i ri kërkon Januzajn
West Ham i është bashkuar garës për transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj.

Merkato
Menaxheri i West Hamit, Slaven Bilic ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj.
Sipas mediave angleze, ish mbrojtësi kroat i është bashkuar Evertonit në garë për transferimin e Januzajt, i cili ka filluar të luajë si titullar në ndeshjet e para të këtij sezoni.
Por, ende është i paqartë qëndrimi i tij në Old Trafford.