Një këmbësore goditet nga motoçikleta në Prishtinë

Një aksidenti ka ndodhur në Prishtinë, në vendin që njihet si “Xhamia e Llapit”.

Lajme

20/05/2019 21:38

Motoçikleta ka goditur një grua e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor.

Këtë aksident, për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë rajonale, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:30, në rrugën Ilir Konushefci ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një motoçiklete dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/