Një kamion është djegur pas mesnate në Fushë Kosovë, Ministria njofton se një shirit i komunikacionit vazhdon të jetë i mbyllur
Një kamion është përfshirë nga zjarri mbrëmë pas mesnate në fshatin Bresje të Fushë Kosovës. Në lidhje me këtë aksident, sot detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se nuk ka persona të lënduar. “Ndërkaq nga informatat e para bëhet e ditur se…

Lajme
Një kamion është përfshirë nga zjarri mbrëmë pas mesnate në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.
Në lidhje me këtë aksident, sot detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se nuk ka persona të lënduar.
“Ndërkaq nga informatat e para bëhet e ditur se një kamion është vet-aksidentuar dhe për pasojë është përfshirë nga flakët”, ka thënë Borovci.
Tutje ai ka thënë se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ri drejtimin e trafikut, si dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e ngjarje.
Si pasojë e këtij aksidenti, në këtë aks rrugor janë shkaktuar kolona të gjata, e për të cilat ka njoftuar edhe Ministria e Infrastrukturës.
“Në rrugën nyja lidhëse e Autoudhës nga rreth rrotullimi (te pompa e derivateve të naftës Shelli në lagjen Veternik, Prishtinë e deri në kyçje të rrugës Fushë Kosovë- Pejë, në Bresje të Fushë Kosovës, në drejtim të Fushë Kosovës dhe Pejës, si rezultat I aksidentit te ndodhur është duke funksionuar vetëm një shirit I komunikacionit andaj dhe ka një mbingarkesë të konsiderueshme në këtë aks rrugor. Duke pas parasysh këtë, lusim qytetaret të cilët e shfrytëzojnë këtë segment rrugor, të shfrytëzojnë rrugët alternative të cilat dërgojnë në drejtim të Pejës dhe Fushë Kosovës. Ekipet tona janë në terren dhe së bashku me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprimet për ri-aftesim të plotë të këtij segmenti”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Kolona të gjata shkaktohen shumë shpesh në atë pjesë të rrugës, edhe në raste kur nuk ka aksidente, por kolonat e shkaktuara sot janë më të gjata se çdo herë tjetër.