Një javë pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, dy pikat kufitare mbesin të mbyllura ende

Edhe pse kanë kaluar tashmë një javë ditë nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, dy pikat kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë të mbyllura. Bëhet fjalë për pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje. Kjo është bërë e ditur në bazë të përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin…

Lajme

02/10/2023 08:15

Edhe pse kanë kaluar tashmë një javë ditë nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, dy pikat kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Bëhet fjalë për pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.

Kjo është bërë e ditur në bazë të përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.

Ndërsa pritjet në pikat e tjera kufitare për hyrje dhe dalje nga Kosova janë deri në 5 minuta./Lajmi.net./