Një infermiere në Prizren, sulmohet nga një grua

Një motër medicionale ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Lajme

18/08/2019 13:50

Derisa ishte duke e trajtuar fëmijën rreth moshës dy vjeçare, ajo është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër K-Shqiptare nëna e fëmijës, njofton policia.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara është larguar në drejtim të panjohur. /Lajmi.net/