Një i vrarë e dy të plagosur në Suharekë
Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur, në Suharekë. Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja dhe motivi i vrasjes.

Lajme
Qendra e Emergjencës në Suharekë, ka pranuar një person pa shenja jete dhe dy të plagosur.
Të plagosurit i kanë transportuar menjëherë për në Spitalin e Prizrenit.
Që të 3 janë nga Fshati Greiçevc dhe sipas informatave të siguruara nga TherandaPost, ngjarja e konfliktit ka ndodhur në lagjën Boga.
Deri më tani nuk ka informacione të sakta se cilat janë motivet e këtij rasti.