Një i vdekur nga sulmi terrorist në Holandë

Disa njerëz janë plagosur, ndërsa raportohet se një person ka vdekur nga sulmi me armë zjarri në qytetin Utreht.

Bota

18/03/2019 13:14

Një burrë ka shtënë me armë në drejtim të disa personave të cilët ishin duke udhëtuar në një tramvaj, në qytetin holandez të Utrehtit, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Policia thotë se personi që shtiu me armë është ende i lirë. Zona është mbyllur, tramvajet janë ndalur dhe shkolla është kërkuar të mbajnë dyert e mbyllura.

Policia kundër terrorizmit janë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë konstatuar se ka shenja të një sulmi terrorist.

Koordinatori holandez kundër terrorizmit është në kontakt me autoritetet lokale dhe thotë se niveli i kërcënimit është rritur përkohësisht në pikën më të lartë në Utrecht. /Lajmi.net/