Një i vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh për rastet e reja me COVID-19.

Lajme

23/01/2022 15:00

Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe është regjistruar një rast i vdekjes me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Në 24 orët e fundit, MSH-ja ka bërë të ditur se nga 11.913 testime të realizuara, 2.957 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.806 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.745.9 doza të vaksinës. Deri më sot 801.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 10.781 doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Sot janë shëruar 458 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.705. Në total numri i rasteve aktive është 17.743”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

LEXO EDHE:

IKSHPK publikon raportin, sërish afër 3000 raste me COVID-19