Një i vdekur nga aksidenti në Gllarevë
( E plotësuar) Sipas mjekëve të QKMF-se në Klinë, përsoni i vdekur është nga komuna e Ferizajt, ndërsa dy të lënduarit, janë nga Ferizaji dhe Tropja e Shqipërisë.

Lajme
Një person ka ndërruar jetë, ndërsa dy persona të tjerë janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur mes dy kamionëve transportues në Gllarevë në magjistralen Prishtinë – Pejë. Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
“Aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit mes dy kamionëve transportues, njëri prej tyre me targa vendore ndërsa tjetri me targa të shtetit të Shqipërisë”, ka theksuar ai
Ibraj ka bërë të ditur se personat e lënduar janë dërguar menjëherë për ekzaminim mjekësor në Qendrën Spitalore të Pejës, ndërsa ende nuk dihet nëse gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë. Po ashtu, sipas mjekëve të QKMF-se në Klinë, përsoni i vdekur është nga komuna e Ferizajt, ndersa dy të lënduarit, janë nga Ferizaji dhe Tropja e Shqipërisë. /RTK/