Një i vdekur në aksidentin te fshati Stanovc

Rreth orës 3 e 30 minuta të mëngjesit të sotëm në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë , afër fshatit Stanovc, ka ndodhur një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e ngasësit prej njërës së dy veturave të përplasura.

Lajme

15/03/2015 12:57

Sipas raporteve të para nga vendi i ngjarjes, hetuesit policor bënë të ditur se aksidenti është shkaktuar si pasojë e moskujdesit dhe mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet në rrugë të ngasësit të veturës civile “Fiat Bravo”, që ka goditur veturën tjetër civile VW Touran, e cila vinte nga drejtimi i kundërt. Për pasojë shoferi i veturës “Fiat Bravo”, me inicialet L.S., 42 vjeçar, vdiq në vendin e aksidentit.

Ndërsa tre persona tjerë që ndodheshin në veturën tjetër të tipit “VW Touran” kanë pësuar lëndime trupore, të cilët pas trajtimit mjekësor në QKUK janë liruar.