Një i vdekur dhe pesë të lënduar, aksident në rrugën Prizren – Gjakovë

Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prizren – Gjakovë, një person ka vdekur, ndërsa janë lënduar pesë të tjerë, njëri në gjendje të rëndë.

Lajme

25/11/2014 13:01

Aksidenti ka ndodhur në orët e paradites së sotme, tek restorant “Jazi”.

Sipas hetuesve të trafikut rajonal, dyshohet se, deri tek aksidenti kishte ardhur nga një tejkalim i pasigurt i një veture e llojit Golf dhe mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes gjatë tejkalimit të një veture Pikap e cila kishte filluar ç’kyçjen nga rruga në krahun e majtë, ndërsa brenda kishte edhe pasagjerë, ku pas përplasjes, njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

“Pas hetimit fillestar, në konsultim me prokurorin e shtetit, shoferi i veturës Golf është arrestuar dhe po mbahet në objektet mbajtëse të policisë, njofton zyrtari për informim i policisë rajonale”, Hazir Berisha.