Një i plagosur nga përleshja me armë te “Rruga B”

Një përleshje me armë ka ndodhur para pak çastesh tek "Rruga B".

Lajme

17/02/2021 23:02

Rastin për lajmi.net e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, por ende nuk kanë dhënë detaje.

Pavarësisht kësaj, lajmi.net merr vesh se fillimisht disa qytetarë janë përleshur mes vete ku janë përdorur edhe armët e zjarrit ku një person ka mbetur i plagosur.

Tutje, ka ndërhyrë policia e Kosovës, më saktësisht një zyrtar policor i Njësitit për Reagim të Shpejtë që ka shtënë në drejtim të një personi të dyshuar si grabitës.

Gjithashtu, nga vendi i ngjarjes lajmi.net merr vesh se një kalimtare e rastit ka qenë e rrezikuar nga kjo përleshje e sontme në Prishtinë.

Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin. /Lajmi.net/