Një i plagosur nga eksplodim në Shterpcë
Në Shtërpcë sot ka ndodhur një eksplodim, nga i cili është plagosur një person.
Lajme
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajit, Agim Gashi, ka bërë të ditur për Evropa e Lirë se shpërthimi ka ndodhur në një rrugicë afër Stacionit Policor.
“Ka ndodhur një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, një shpërthim, me ç’rast një person, i cili ka qenë në atë moment duke dalë nga një kafeteri, është lënduar në këmbë. I njëjti është dërguar për mjekim në Graçanicë, e më pas në Mitrovicë. Ka edhe dëme të tjera anësore. Janë dëmtuar disa dritare dhe fasada e Stacionit Policor”.
“Policia ka pistën e hetimeve, kemi një person të dyshuar, i cili është në kërkim nga policia. Shkaku apo motivi i këtij rasti mund të jetë se i njëjti person rreth orës 2 ka pasur një problem me policinë, të cilit i janë konfiskuar tabelat dhe dyshojmë që ky është personi i dyshuar për rastin në fjalë”.