Një i lënduar nga aksidenti në Mejë të Gjakovës, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mejë të Gjakovës, ku janë përfshirë dy automjete. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:40 në rrugën Gjakovë – Ponoshec. “Sipas informatave fillestare, si pasojë e aksidentit një…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mejë të Gjakovës, ku janë përfshirë dy automjete.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:40 në rrugën Gjakovë – Ponoshec.
“Sipas informatave fillestare, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale,” tha Elezaj.
Rasti po trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor./Lajmi.net/