Një i arrestuar për trafikim me armë zjarri

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se gjatë kontrollit të katër lokacioneve në Prishtinë janë gjetur dhe sekuestruar armë.

Lajme

03/03/2016 11:16

Policia ka bërë të ditur se është gjetur një armë AK-47, një armë gjuetie, dy armë të vogla si dhe 174 fishekë të kalibrave të ndryshëm, raporton lajmi.net.

Policia ka dërguar në stacion katër meshkuj të dyshuar prej të cilëve njëri është arrestuar dhe të tjerët janë liruar me procedurë të rregullt. /lajmi.net