Një grua përfundon nën veturë, e shpëtojnë kalimtarët (Video)

Video shfaq një grup burrash kalimtarë të rastit që ngrenë lartë një automjet për të tërhequr jashtë një grua që ishte nën të.

Bota

18/11/2014 00:01

Gruaja ishte pasagjere në një motoçikletë që po e ngiste në burrë në në një rrugë në Kinë, kur ata i përplasi një veturë. 

Ajo u godit dhe u rrëzua nga motoçikleta së bashku me vozitësin, duke përfunduar poshtë veturës e cila i përplasi. 

Rreth 20 kalimtarë nxituan për ta shpëtuar jetën e saj, duke e ngritur lartë automjetin në mënyrë që ajo mos të ketë ndonjë lëndim serioz.

Nga ta kishte edhe një njeri që duket të jetë me uniformë policie por kishte edhe pasagjerë të cilët po kalonin me automjete e të cilët ndaluan për ndihmë.

Sky News kupton se gruaja vuante vetëm nga gërvishtjet të vogla nga ky incident i cili ndodhi më 13 nëntor në provincën lindore Zhejiang të Kinës, transmeton lajmi.net.