Një grua në Klinë sulmohet fizikisht nga vëllai dhe kunata

Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën rreth orës 21:50 në Klinë. Sipas Policisë, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, vëllai i saj dhe gruaja e tij. Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.…

Lajme

20/07/2025 09:34

Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën rreth orës 21:50 në Klinë.

Sipas Policisë, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, vëllai i saj dhe gruaja e tij.

Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Klinë 19.07.2025-21:50. Viktima f/k dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovar/e, vëllai i saj dhe bashkëshortja e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë . Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.