“Një Gjykatë serioze s’merret me këto gjëra”, Qalaj flet për fotografinë e tij me Thaçin që u përdor nga ZPS

Prokuroria Speciale ka përmendur një sërë argumentesh se pse Policia e Kosovës s’mund të ofrojë garanci që Thaçi dhe të tjerët të lirohen për në arrest shtëpiak. ZPS la përdorur një fotografi të Rashit Qalajt me Hashim Thaçin si argument që të mos lirohen nga paraburgimi.

Lajme

01/12/2021 22:48

E me këtë dokument nuk po pajtohen Rashit Qalaj. Ai e quan vendimin e ZPS të ultë.

“Është një vendim shumë i ultë, për shkak se ka tentuar ta atakojë garancionin e Policisë së Kosovës me vizitën e presidentit të shtetit që e ka pas vite më parë. Mos harroni se Hashim Thaçi ka qenë president”, tha Qalaj për t7.

Në të po shkruan se mbi ish-drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, kishin ndikim dikur presidenti e kryekuvendari i Kosovës.

Kjo është edhe arsyeja kryesore se pse Zyra e Prokurorit të Specializuar, po kundërshton mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së.

Por për fotografinë që shihet ky me Hashim Thaçin në veri të vendit, Qalaj thotë se do ishte e pakuptimtë që të mungonte.

Në parashtrimin që ZPS-ja e deponoi në Gjykatë, përdoren edhe disa artikuj të portaleve në Kosovë që flasin për afërsinë e Thaçit e Veselit me Rashit Qalajn.

“E pashë aty që e kanë përdorë aty edhe disa shkrime të mediave, të cilat kanë qenë kundër meje e kundër Policisë së Kosovës… dhe mendoj se një gjykatë serioze, një prokurori serioze nuk duhet të merret me këto gjëra por të gjej fakte që qëndrojnë”, tha Qalaj.

LEXO EDHE:

Avokati i Veselit: Prokuroria e Speciales po e sulmon dhe po shpif ndaj Policisë së Kosovës