Një gjykatë në Kazakistan e dënon gazetaren e RFE/RL
Korrespodentja e Radios Evropa e Lirë në Kazakistan është arrestuar për të tretën herë me rradhë përderisa ajo po mbulonte protestat në qytetin Zhanaosen.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2019/03/EB1FD214-5553-46D9-88A6-198696300DC8_cx0_cy18_cw0_w1023_r1_s.jpg)
Lajme
Të martën një gjykatë e shpalli fajtore gazetaren, Sania Toiken, dhe e gjobiti me 138 dollarë, për siç u tha në vendim, refuzimin e urdhërave policore.
Toiken e hodhi poshtë akuzën, duke thënë se rasti ishte i motivuar politikisht dhe kishte për qëllim krijimin e pengesave për raportimin e saj. Avokati i saj, Tanatar Isekeshev, tha se vendimi i gjykatës do të apelohet.
Toiken u arrestua më 11 mars pranë një kafeneje dhe e kaloi një natë në stacionin policor.
Ajo ka mbuluar protestat e vazhdueshme të organizuara nga banorët, të cilët kërkojnë punë në qytetit e njohur për industrinë e naftës.
Gazetarja Toiken, në vitin 2017, ishte fituese e Çmimit për guxim në gazetari të ndarë nga Fondacioni Ndërkombëtar i Grave në Media.