Një gabim trashanik i Albinit, i dhuroi çmimin “Nobel” Hashimit

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar zyrtarisht se është kundër çdo projekti për korrigjimin e Kosovës dhe që brenda këtij viti do arrihet marrëveshja që Serbia të njoh shtetin e pavarur të Kosovës.

Opinion

22/06/2020 09:21

Shkruan: Kreshnik Spahiu

Ky pozicion amerikan ka nxjerr totalisht bllof kauzën e Vetëvendosjes dhe alibinë e Albin Kurtit se mund të kishte një komplot për ndarjen e Kosovës.
Albin Kurti humbi kauzën
Albin Kurti humbi pozitën e Kryeministrit
Albin Kurti humbi mbështetjen amerikane
Albin Kurti humbi besimin mbi të “vërtetat”
Albin Kurti humbi elektoratin pro-amerikan
Albin Kurti humbi mundësinë për të qenë hero

Javën tjetër dy kundërshtarët e tij Hoti dhe Thaçi do mbërrin në Shtëpinë e Bardhë ku me një axhendë pro shqiptare do hartohet një projekt për njohjen e Kosovës dhe integrimin e saj.
Projekti amerikan do jetë i avancuar dhe pritet që në mandatin e dytë të Presidentit Trump të realizohet:

– S’ka prekje te territorit të Kosovës.
– S’ka Asocacion te Komunave Serbe me status të veçantë.
– Kosova merr njohje nga Serbia.
– Kosova merr ulësen ne OKB pas tri viteve.
– Kosova merr liberalizimin e vizave.
– Kosova merr njohje nga 5 vendet e BE-së brenda 12 muajve pas nënshkrimit të marrëveshjes finale.
– Trepçen e merr ne menaxhim një kompani amerikano-britanike

Të gjitha do kenë një finale:
Bashkimin Shqipëri-Kosovë i cili do ndodh brenda 4 vitesh.
Ëndrra e Albin Kurtit do realizohet por ai s’do jetë dot aty.
Egoizmi i tij e largoi nga dita historike duke bërë pa dashje kundërshtarët e tij heronj.
Marrëveshjen historike të njohjes Kosovës dhe bashkimit me Shqipërinë do e realizojnë ish-udhëheqësit e UÇK.
Koha ecën më shpejt se inatet e Albinit.
Albini luftoi 14 vjet dhe e lëshoi për 14 minuta, duke lënë edhe aktivistët e Vetëvendosjes rrugëve papunë.
Ata thjesht do shohin nga ekrani TV, si Hashimi do marr çmimin Nobel nga “Albini”, sepse ky i fundit i mori koka erë dhe ia mbylli telefonin Shtëpisë së Bardhë, në ditët kur po shkruhet fati i shqiptarëve në Ballkan.
Harroi që pa Amerikën dhe UÇK, sot Kosova do ishte akoma një komunë e Serbisë!
Fatkeqësisht gabimet në politikë, paguhen shtrenjtë.
Çmimi i gabimeve këtë radhë, do jetë: “Shpallja heronj e kundërshtarëve të tij politik”
Një gabim trashanik i Albinit, i dhuroi “çmimin Nobel” Hashimit.