Një fshat në Shqipëri, jeton pa para

Pamundësia ekonomike dhe infrastruktura ka bërë që fshati Orenjë i Librazhdit të mbetet i izoluar nga pjesa tjetër e zonës. Banorët nuk njohin paratë për të blerë produkte ushqimore.

Lajme

23/05/2019 23:55

Ata akoma shkëmbejnë prodhimet e tyre si në mesjetë.

Në Orenjë të Librazhdit njerëzit jetojnë primitivisht. Ata nuk përdorin paratë. Tregtinë e realizojnë si në kohë të lashta, shkëmbim mall me mall. Japin ato që prodhojnë dhe marrin produktin që u mungon.

E vetmja mundësi për të jetuar këtu është bujqësia. Por kushtet e motit u kanë dëmtuar prodhimet. Banorët thonë se mundi u ka shkuar dëm.

Mungesa e infrastrukturës ka bërë që në Orenjë kanë mbetur shumë pak njerëz. Shumë familje janë larguar ndërsa edhe ata që janë këtu duan të ikin. Në këto kushte në një të ardhme shumë të afërt ky fshat mund të zhduket nga harta e vendeve të populluara. /Klanplus

YouTube player