Një foto që qarkulloi në internet nxiti thashetheme se Buta është në koma, reagon reperi

Buta ka reaguar pas thashethemeve se ka rënë në komë.

ShowBiz

23/10/2019 12:30

Fansat e reperit Buta e kishin shpërndarë në rrjete sociale një fotografi, në të cilën shihet një person i shtrirë në spital, shkruan lajmi.net.

Pretendohej se personi në fjalë është reperi Buta dhe se ka rënë në komë, por kjo është e pavërtetë.

Fillimisht, lajmi.net ka kontaktuar me vëllanë e reperit për ta pyetur rreth kësaj fotografie dhe ai mohoi të ketë qenë Buta personi në fjalë.

Më pastaj, përmes një videoje, reperi reagoi duke thënë se është “lajm i rremë”, pasi është shëndosh e mirë.

“Çka e pashë një video palidhje që jam në koma. Fake news”, thotë Buta. /Lajmi.net/