Një femër në Shkup i vë flakën vetës
Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Shkupit, më saktësisht në afërsi të parkut të qytetit.
Lajme
Një vajzë e moshës 25-30 vjeçare, identiteti i së cilës ende nuk është i njohur, është vetëdjegur. Edhe pse për një kohë të shkurtë ekipet mjekësorë kanë arritur në vendngjarje, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për ta ndihmuar vajzën. Mjeku i ekipit të ndihmës ka konstatuar se vajza ka ndërruar jetë, raporton SHENJA.
Ngjarja është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë.