Një femër në Mitrovicë goditet nga një veturë

Gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë, një femër është goditur nga një veturë.

Lajme

02/04/2019 11:55

Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Fan Noli”, në Mitrovicë një femër është goditur nga një veturë, shkruan lajmi.net.

Siç bën të ditur policia, viktima ishte duke ecur skaj rrugës kur është goditur nga një veturë në lëvizje, ku më pas personi që e ka goditur viktimën është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore ku edhe ka marrë  tretman mjekësor.

Nuk raportohet për të arrestuar. /Lajmi.net/