Një femër në Ferizaj i kërkon para dhe e shantazhon një person, e njëjta arrestohet

Një femër në Ferizaj është arrestuar pasi e njëjta i ka kërkuar para dhe e ka shantazhuar një person tjetër. E njëjta fillimisht e kishte raportuar rastin në Polici si sulm seksual, dhe pas intervistimit është dëshmuar se e dyshuara femër kosovare i kishte kërkuar të dyshuarit para në formë të shantazhit. Policia e Kosovës…

Lajme

01/10/2024 10:15

Një femër në Ferizaj është arrestuar pasi e njëjta i ka kërkuar para dhe e ka shantazhuar një person tjetër.

E njëjta fillimisht e kishte raportuar rastin në Polici si sulm seksual, dhe pas intervistimit është dëshmuar se e dyshuara femër kosovare i kishte kërkuar të dyshuarit para në formë të shantazhit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në konsultim me prokurorin është rikualifikuar vepra penale nga ‘sulmi seksual’ në veprat penale ‘shantazh’ dhe ‘sulm’. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Ferizaj 29.09.2024-01:00-17:00. Pas raportimit se një femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, lidhur me rastin njësiti i hetimeve ka intervistuar të dy palët, ku pasi është dëshmuar se e dyshuara femër kosovare i kishte kërkuar të dyshuarit para në formë të shantazhit, në konsultim me prokurori është rikualifikuar vepra penale nga ‘sulmi seksual’ në veprat penale ‘shantazh’ dhe ‘sulm’. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Lajmi.net/