Një femër me duar të përgjakura tregon se posa ka vrarë të dashurin e saj (Video)

Një femër, me duar të përgjakura ka ndalur një veturë në mes të rrugës dhe i ka thënë shoferit se e ka vrarë të dashurin e saj.

Bota

20/01/2016 16:16

Në një video shihet se si dy burra janë në një veturë dhe teksa ngasin veturën e tyre në një rrugë të mbushur me borë, paraqitet një femër, shkruan Daily star, transmeton lajmi.net.

Killed Lover

Kjo femër afrohet pranë veturës dhe teksa afrohet më shumë shihet se i ka duart e mbushura me gjak.

Ajo u thotë këtyre dy burrave se i duhet një vend për të qëndruar pasi ka vrarë dikë, transmeton lajmi.net.

Dy burrat fillojnë që t’i bërtasin dhe ta shajnë dhe menjëherë ikin nga vendi i ngjarjes.

blood

Më vonë është kuptuar se 29 vjeçarja, kishte rrëfyer se kishte vrarë një 40 vjeçar me të cilin jetonte.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Rusi. Zëdhënësi i Policisë, Bakhytzhan Kudiyarov ka thënë se “29 vjeçarja ka pranuar se ka therur me thikë personin me të cilin jetonte dhe më pas ka ikur”.

Tashmë ky rast po trajtohet si vrasje dhe kjo femër po rrezikon që të përballet me burgim të përjetshëm nëse gjendet fajtore.

Car

Akoma nuk dihet motivi i kësaj vrasjeje./lajmi.net