Një femër dhe një mashkull gjenden të vdekur në Prizren

Një femër dhe një mashkull janë gjetur në vdekur në një shtëpi në rrugën “Jusuf Gervalla” në Prizren.

Lajme

22/01/2020 12:07

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

“Në vendin e ngjarjes është duke u pritur të vij prokurori i rastit dhe të merret me procedurat e mëtejme. Po ashtu në vendngjarje është edhe mjeku kujdestar”, tha Osmanollaj.

I pyetur nëse rasti cilësohet si vrajse, Osmanollaj ka thënë se ende nuk mund të jap ndonjë informacion, por vetëm se po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar.