Një femër bie nga ski-lifti në Brezovicë

Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur pasditen e djeshme në Brezovicë.

Lajme

08/03/2021 11:49

Raportohet se viktima femër ka rënë nga ski-lifti nga një lartësi e cila nuk është saktësuar.

Viktima me këtë rast ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas pranimit të ndihmës së parë-është transportuar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

“Brezovicë, Shtërpcë, 07.03.2021-15:30. Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga Ski lifti nga një lartësi. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjtë pas pranimit te ndihmës se parë – është transportuar në QKUK për tretman te mëtutjeshëm mjekësor”./Lajmi.net/