Një drekë nga Ambasadorja Jacobson
Në Ditën e Falënderimeve, Ambasadorja e SHBA’ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, u ka shërbyer drekë ushtarëve amerikanë në Bondsteel.

Lajme
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson u takua sot me trupat amerikane në kampin Bondsteel për të festuar Ditën Amerikane të Falënderimeve.
E shoqëruar nga burri i saj David Bough, ajo u takua me pjesëtarët ushtarakë në kamp ku edhe shërbyen drekën për trupat.
Dita e Falënderimeve në Shtetet e Bashkuara është momenti kur mblidhen familjarët dhe miqtë, shërbehet ushqimi tradicional dhe shprehen mirënjohje. Njëkohësisht mund të jetë momenti për t’i shërbyer të tjerëve brenda komunitetit. Dita e Falemnderimeve ka origjinën që nga festivali i korjeve dhe u bë festë zyrtare e SHBA-ve në vitin 1863 gjatë kohës së Presidentit Abraham Lincoln. Në vitin 1941, Presidenti Franklin Roosevelt nënshkroi ligjin që Dita e Falemnderimeve të festohet të enjtën e katërt të muajit nëntor.