Një ditë pas fejesës, Alex akuzohet se e ka tradhtuar JLo-në

Dje, çifti i njohur Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez u fejuan.

ShowBiz

11/03/2019 19:39

E vetëm një ditë pas fejesës u përhap lajmi se Alex po e tradhëton këngëtaren e njohur, shkruan lajmi.net.

Ish-lojtar tjetër i bejsbollit, Jose Canseco në rrjetet sociale e akuzoi Rodrigues se po e tradhton Jennifer-in.

“Duke e shikuar emisionin “The World Of Dance”. E shoh se si J.Lo po e përshkruan Alex Rodriguezin. A e di ajo se është duke e mashtruar me ish-gruan time, Jessican. E gjora, ajo nuk e di se kush është ai”, ka shkruar ai.

“Alex, ndalu të jesh ndyrësirë dhe mos e mashtro më Jennifer Lopezin”, shkroi ai në një tjetër postim.

Ai po ashtu më tutje shton se ishte dëshmitar i telefonatës që i bëri Alex, gruas së tij. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Buzz2LMg92D/