Një dhëndër si Geti, uron vjehrrën me tortë në duar (Foto)
Nëna e motrave Vjollca, mbrëmë festoi ditëlindjen bashkë me familje, të cilët e pritën me dhurata në duar.
ShowBiz
Ndër dhuratat më të mira duket se ishte torta e ditëlindjes, me të cilën ishte pikërisht dhëndri i saj Geti i cili e mbante atë në duar dhe e priste për ta uruar, shkruan lajmi.net.
Përmes rrjetit social Instagram, Luana ka publikuar disa imazhe në të cilat Geti shihet si një dhëndër i përkushtuar ndaj familjes së partneres së tij.
Këngëtari tash e një kohë po bashkëjeton me Marina Vjollcën dhe si duket ai po kalon për mrekulli edhe me anëtarët e tjerë të familjes së saj. /Lajmi.net/