Një çift gjen diçka të papritur të groposur në oborr

Një çift nga Kalifornia ishin duke e shëtitur qenin e tyre nëpër oborrin e shtëpisë ku papritur gjetën diçka të groposur afër një peme. Ata kurrë nuk e besuan se ajo çfarë gjetën aty do të përmbante diçka me vlerë.

Fun

03/02/2015 20:55

Ata gjetën tetë kanaçe nën tokë afër pemës. Çdo kanaçe përmbante monedha prej ari, transmeton Lajmi.net.

Ekspertët thonë se pronarët e kësaj toke para 150 viteve kanë mundur të groposin këto në tokë për ndonjë rast emergjent, që do ju duheshin pastaj.

Ata gjetën 1,427 monedha, të datuara që nga 1847 tek 1894. Monedhat e rralla, sidoqoftë, janë vlerësuar që vlejnë 1 milion dollarë, secila.

Çifti – të cilët u shëndrruan në milionerë – vazhdojnë të punojnë punën e tyre, duke mos dashur që ta ndryshojnë mënyrën e jetesës.