Një banesë dhuratë për Kate Moss

Kate Moss mbush 40 vjet. Një datë e rëndësishme për një grua, që do ta festojë sigurisht. Dhe, miqtë e bashkëshortit të Kate, mund ta imagjinoni, de dinë mirë se si ta festojnë këtë datë. Duke nisur nga dhuratat: s’ka lule, diamantë, çokollata. Për një grua në karrierë si modelja angleze, bashkëshorti Jamie Hince ka…

ShowBiz

15/01/2014 12:00

Kate Moss mbush 40 vjet. Një datë e rëndësishme për një grua, që do ta festojë sigurisht. Dhe, miqtë e bashkëshortit të Kate, mund ta imagjinoni, de dinë mirë se si ta festojnë këtë datë. Duke nisur nga dhuratat: s’ka lule, diamantë, çokollata.

Për një grua në karrierë si modelja angleze, bashkëshorti Jamie Hince ka preferuar një dhuratë më të veçantë: një apartament në Paris, qytetin që Kate e do shumë dhe është e çmendur pas gjithçkaje që është franceze.

Ky apartament pritet të kushtojë 250 mijë funte. Sa i përket festimeve, Kate dhe miqtë do të shkojnë në ishullin e Necker, në Ishujt e Virgjër Britanik, në pronësi të Sir Richard Branson.

Aty pritet një festë spektakolare. Kush e di, ndoshta në festë do të jetë edhe motra më e vogël e Kate, Lottie, e cila është në nismë të karrierës prej modele.