Një autokolonë e NATO-s goditet nga një atentat kamikaz
Një kamikaz ka shpërthyer automjetin e tij gjatë kalimit të një autokolone të NATO-s në Kabul, shenjë e paqëndrueshmërisë së vazhdueshme në Afganistan, dy javë pas marrjes spektakolare të Kunduzit.

Bota
Ky atentat kamikaz, kryer në qendër të kryeqytetit afgan, plagosi të paktën tre civilë, përfshirë dhe një bebe.
Një bilanc relativisht i lehtë duke marrë parasysh intensitetin e shpërthimit. Nën efektin e shpërthimit, një automjet i blinduar ka dalë nga rruga.
“Një kamikaz shpërtheu automjetin e tij të mbushur me eksploziv në sektorin Joy Shir, në Kabul”, deklaroi Ministria e Brendshme.
“Shënjestër ishte një autokolonë e forcave të huaja”, shtoi i njëjti burim.
Zona u rrethua menjëheë nga forcat e sigurisë dhe forcat e NATO-s, ndërkohë që ambulanca të shumta mbërritën në vendngjarje, sipas një fotografi.
“Ministria e Brendshme dënoi ashpër atentatin kamikaz që plagosi tre civilë”, shtoi ministria./ ATSH